Futboll Sport

Bushi e snoboi, talenti i Wolfsburg zgjedh të përfaqësojë Kosovën

Quhet Elvis Rexhbecaj, i lindur më 1 nëntor 1997, 20 vjeç. I krijuar dhe i zhvilluar si futbollist te Wolsfburg-u në Gjermani, ndërsa debutoi me fanellën bardhejeshile më 28 janar të këtij viti në Bundesliga 1 kundër Hanover 96. Normalisht, kalimi i tij nga ekipi i dytë në të parin bëri bujë në mediat gjermane, por çuditërisht jo në ambientet e FSHF-së.

Asokohe Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21 e kishte ndarë mendjen, nuk i nevojitej Rexhbecaj. I pyetur nga eduasportin.com para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut, Bushi përgjigjej: “Kemi lojtar të tjerë që luajnë më mirë në atë pozicion sesa Rexhbecaj”. Që do të thotë se ai e snoboi këtë emër për të ardhmen, duke menduar që janë larguar Bare, Ramadani, Abazaj apo dhe disa emra të tjerë për shkak të moshës.

Sot, mesfushori i qendrës që ka lindur në Prizren, pranoi që të luajë me Kosovën. Ai duket se e ka pritur gjatë një ftesë nga Shqipëria, qoftë nga moshat por edhe nga ekipi i parë, megjithatë, nuk erdhi. Në fund bëri zgjedhjen e tij për të mos qenë vonë për të dalë në arenën ndërkombëtare. Shpresojmë që Bushi apo përzgjedhësit e talenteve në FSHF të mos kenë bërë hapin e gabuar në këtë rast.

Related posts

Shorti i Kupës së Ligës/ Spikat Liverpool-Chelsea, ndërsa Lampard do të sfidojë MOU

Isa.Autor

Tirana rikthehet aty ku i takon, Halili: Kjo nuk kalon lehtë…

Sadik.Autor

COPPA ITALIA/ Juventus mposht Sampdorian me “POKER” dhe shkon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment