Futboll Premier League Sport

Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Chelsea-t

Robert Lewandowski do të jetë objektivi kryesor i Chelsea-t që kërkon të rindërtohet pas një sezoni zhgënjyes.

Blutë e mbyllën sezonin në vend të pestë të Premier League, duke humbur mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ri dhe ka vuajtur të zëvendësojë të larguarin Diego Costa.

Lewandowski, i cili është përfolur për një transferim te Real Madrid, tani shihet si njeriu i duhur që mund të mbyllë boshllëqet e sulmit, sipas The Telegraph. Chelsea kërkon të blejë sulmuesin e Bayern, i cili mund të kushtojë 120 milionë euro.

Paratë e një blerje potenciale do të mundësoheshin pjesërisht edhe nga shitja e Alvaro Morata-s.

Spanjolli nuk ka arritur të bindë në Stamford Bridge dhe pritet të rikthehet në Serie A, me Juve dhe Milan të interesuar.

Related posts

NUK KANË FUND TELASHET/ Neymarit i sekuestrohen pasuritë në Brazil, ja shkaku

Delo.autor

DËSHTUAN NË MERKATO/ Jose Mourinho kërkon MBROJTËSIN më të mirë në BOTË

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Juvja ndalet në shtyllë, njihuni me rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment