Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Ancelotti te Napoli? Në Itali e bëjnë të kryer!

Corriere dello Sport beson se Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshjen me Napolin.

Maurizio Sarri pritet të largohet nga Partenopei, dhe një klub tjetër mund ta lirojë nga kontrata për vetëm 8 milionë euro deri në fund të muajit.

Ancelotti është përfolur si një pasardhës i mundshëm, dhe mesa duket tani çdo gjë ka përfunduar.

Corriere dello Sport raporton se marrëveshja është arritur, dhe e vetmja gjë që mund ta prishë është nëse Sarri vendos të qëndrojë.

“Akoma nuk mund ta besoj,” shprehet Ivan Zazzaroni i gazetës. “Por në gjithë këto vite ky burim nuk më ka dhënë asnjë lajm fals.”

Ai pretendon se De Laurentiis nuk ia ka ofruar askujt vendin e punës përveç Ancelotti-t.

Carletto ka qenë në pritje të një oferte nga Arsenal, por Topçinjtë mesa duket kanë zgjedhur Unai Emery.

Related posts

U RIKTHYE TË FLASË PËR DISFATËN ME LIVERPOOL/ Pique tregon: Përmbysja në “Anfield”, një makth që…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ BURNLEYT/ Pogba zbulon gabimin: Duhet të mësojmë nga ajo që bëmë sot

Delo.autor

JOSHUA APO FURY? Mike Tyson bën parashikimin për fituesin

Delo.autor

Leave a Comment