Basketball Sport

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Një tjetër ndeshje fantastike e LeBron James, që falë 44 pikëve të realizuara në finalen e katërt të play off-it në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland mundi 111-102 Boston, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve. Cleveland, falë dy takimeve të luajtura në fushën e saj, arrin të barazojë serinë, pasi ishin rivalët e Celtics ata që udhëhiqnin 2-0 serinë pas dy sfidave të para.

Takimi i sotëm i dominua nga skuadra e Cavaliers, që u shkëputën që në periodën e parë dhe shkuan deri në 20 pikë avantazh. LeBron James realizoi 44 pikë dhe i vetëm thuajse mposhti Boston, ndërsa për Boston u dallua  Brown me 25 pikë, por që mbetën për statistikë. Në fakt, të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë, por asnjëri nuk ishte në gjendje të përballonte “mbretin James.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 102-111 (2-2 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors, (1-2 me ndeshje)

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 0-3

Delo.autor

FENOMENI BRAZILIAN/ Ronaldo shikon për herë të parë si president klubin e tij

Isa.Autor

ISH-TRAJNERI I JUVENTUS/ Allegri merr pushime të detyrueshme: E kam pasur më të lehtë ta…

Delo.autor

Leave a Comment