Futboll Sport

Ronaldo, sportisti më i famshëm në tokë, LeBron James dhe Leo Messi janë pas tij…

Cristiano Ronaldo shpreson të fitojë një tjetër trofe të Champions League gjatë kësaj fundjave, por ende pa shkuar në Kiev, portugezi e ka bërë një arritje të madhe.

Sulmuesi i Real Madrid kryeson për të tretin vit me radhë klasifikimin “ESPN World Fame” për 100 sportistët më të famshëm të planetit.

Në përpilimin e kësaj renditje, amerikanët e “ESPN” bazohet te paraqitja në fushën e lojës, ndjekësit në rrjetet sociale dhe të ardhurat financiare.

Ronaldo u bë gjatë këtij sezoni futbollisti i parë që shënon gol në dhjetë ndeshje radhazi në Champions, ku synon të fitojë për herë të tretë këtë trofe. Ai fiton rreth 40 milionë euro në sezon dhe në tre rrjetet sociale “Twitter”, “Instagram” dhe “Facebook” ka në total 121.7 milionë ndjekës.

Pas tij vijnë LeBron James dhe Lionel Messi, ndërsa në renditjen e dhjetë sportistëve më të famshëm të plantit figurojnë edhe Neymar, Roger Federer dhe Tiger Woods

Renditja e dhjetë sportistëve më të famshëm në tokë…

  1. Cristiano Ronaldo (futboll)
  2. LeBron James (basketboll)
  3. Lionel Messi (futboll)
  4. Neymar (futboll)
  5. Roger Federer (tenis)
  6. Tiger Woods (golf)
  7. Kevin Durant (basketboll)
  8. Rafael Nadal (tenis)
  9. Stephen Curry (basketboll)
  10. Phil Mickelson (golf

Related posts

I THUR ELOZHE “BISHËS”/ Trajneri Guardiola: Të rinjtë tanë kanë s fiduar një legjendë

Delo.autor

BESON TEK MREKULLIA/ Ish-sulmuesi i Manchester United: Jam i bindur se…

Delo.autor

Brightoni kthehet në lojë, shkurton rezultarin me golin e Solly March (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment