Futboll Sport

Neymar ka frikë për Botërorin, te Brazili e sjellin dhe largojnë me…

“E di që njerëzit janë në ankth dhe mezi presin rikthimin tim në fushat e lojës, por askush nuk është më shumë në ankth sesa mua. E them me bindje se askush nuk ka më shumë frikë sesa unë.”-deklaroi Neymar para pak ditësh i pyetur nëse do të ishte në formë për Botërorin pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për 3 muaj.

 

Ndërkohë, tani që futbollisti 25-vjeçar është grumbulluar me kombëtaren Brazili ka marrë masat që ta mbajë larg presionit. Neymar sillet dhe largohet nga qendra stërvitore me helikopter për t’iu shmangur vëmendjes së mediave.

 

Për Brazilin shumë shpejt do të nisë edhe faza përgatitore në Londër, në qendrën stërvitore të Tottenham. Më pas më 2 qershor kundër Kroacisë dhe me 10 kundër Austrisë Brazili do të luajë 2 ndeshjet miqësore para se të nisë Botërori.

Related posts

RRËFEHET CIKALLESHI/ Kisha disa oferta, por zgjodha Goztepe për këtë arsye

Isa.Autor

SKADON LICENCA/ Milan dhe Inter ndryshojnë emër, ja arsyeja

Delo.autor

HOLANDA AFROHET ME BOTËRORIN/ Ishujt Faroe po bëjnë historinë! Vendi i 136 në FIFA merr 3 fitore radhazi

F.autor

Leave a Comment