Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Hamsik e mbyll me Napolin: Dua të provoj diçka tjetër

Marek Hamsik ka pranuar zyrtarisht se po shtyn për ta mbyllur eksperiencën e tij 11-vjeçare me Napolin, në kërkim të një aventure të re. Pas deklaratave të bëra nga babai i tij menaxher, paraditen e sotme, ku tha se për Hamsik ka oferta shumë interesante nga Kina, ka ardhur edhe deklarata e parë zyrtare e kapitenit të napolitanëve.

“Kam dhënë gjithçka kam mundur për këtë fanellë dhe tani besoj se ka ardhur koha që marrëdhënia jonë të përfundojë. Do të më pëlqente të provoja diçka të re”, deklaroi Hamsik.

Më pas kapiteni shprehu keqardhjen që Napoli nuk ia doli të fitojë trofe këtë sezon, ndonëse i shkoi shumë pranë titullit kampion të Italisë.

“Kemi besuar se këtë vit më në fund do të mund të fitonim titullin, pro për fat të keq nuk ia dolëm. Jam i zhgënjyer dhe më vjen keq për tifozërinë”, tha Hamsik.

Mediat napolitane raportojnë se pas Hamsik, ambienti në klubin e kaltër pritet të tronditet edhe nga zyrtarizimi i largimit të trajnerit Maurizzio Sarri, që mund të ndodhë nga ora në orë.

Related posts

E BUJSHME/ Messi kërkon mesfushorin SPEKTAKOLAR që kushton 100 milionë euro…

Isa.Autor

PLOTËSOHET VENDI BOSH NGA EGBO/ Ja kush është trajneri i ri i portierëve tek Tirana…

Delo.autor

Flamurtari mbush 95-vjeç, si dhuratë për ditëlindje kërkohet rikthimi në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment