Sport Të tjera

Kombëtaret, femrat presin Austrinë. Meshkujt udhëtojnë në Hungari

Nesër në mbrëmje (23 maj), do të luhen ndeshjet e dyta në grupet e European League në volejboll për meshkuj e femra. Kombëtarja e meshkujve do të luajë në Hungari (ora 16:00) ndaj kombëtares vendase, me shpresën që të korrë suksesin e parë në këtë event. Kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka humbën takimin e parë në Bjellorusi, por ndeshja ka qenë e ekuilibruar dhe çdo set është dueluar deri në fund. Ndaj Shqipëria shpreson që të thyejë tersin në këtë përballje të dytë.

Kombëtarja e femrave e fitoi 3-0 ndeshjen e parë në Gjeorgji dhe nesër do të luajë ndaj Austrisë në Tiranë me synimin për të korrur një tjetër fitore dhe të duelojë për një kualifikim të mëtejshëm. Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park, i cili pritet të jetë plot me fansa për të mbështetur kombëtaren. Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Martiri kanë bërë një paraqitje të mirë deri më tani dhe synojnë një tjetër fitore në kryeqytet.

Related posts

MC GREGOR E FYEU KEQ/ Babai i KHABIBIT habit me ftesën që i bën irlandezit

Isa.Autor

U ARRESTUA NGA POLICIA SI PJESË E GRUPIT BAJRI/ Armir Grima publikon listën e ekipit të femrave (FOTO)

Delo.autor

U ANULLUAN 3 GOLA ME VAR/ “Shpërthen” sulmuesi Gomez: Ky është një sistem m*ti…

Delo.autor

Leave a Comment