Futboll Sport

Lajme të këqija në Korçë, Sowe “braktis” Skënderbeun ende pa përfunduar sezoni

Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe duket se nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme që skuadra korçare do luajë ndaj Vllaznisë, s i pasojë e një dëmtimi që ka pësuar në takimin e fundit që skuadra korçare luajti ndaj Luftëtarit.

Sowe ka kryer një rezonacë, përgjigja e së cilës do të jetë vendimtare lidhur me aktivizimin apo jo të gambianit. Edhe pse shpresohet shumë që ai të jetë i gatshëm për ekipin, ka fjalë që thonë se dëmtimi është i rëndë dhe se sulmuesi nuk do mund të luajë më, madje as në finalen e Kupës që Skënderbeu do luajë ndaj Laçit në datën 27 maj.

Gjithsesi, për të patur një ide të qartë, do të duhet të pritet përgjigja e rezonancës për të dhënë një informacion më të detajuar, ndërkohë që deri atëherë duhet të presim dhe shpresojmë që të mos bëhet fjalë për diçka që mund të penalizojë “yllin” e korçarëve pikërisht në këtë moment.

Related posts

Vidal te Chelsea? Ja çfarë thotë trajneri i Bayern

Q.Autor

Zanetti: Nuk arrita ta nxjerr nga depresioni, kjo është mbase humbja më e madhe në karrierën time

Q.Autor

Pele, për golin me roveshatë të Ronaldos: Ku e ke kopjuar?

Sadik.Autor

Leave a Comment