Futboll

Tjetër rast ‘Calciopoli’ në Europë, klubi i madh rrezikon të ndëshkohet si Juventusi

Është i njohur në mbarë Botën e futbollit dhe jo vetëm rasti i “Calciopolit” në Itali në vitin 2006, ku Juventus u akuzua për manipulim ndeshjesh dhe u rrëzua një kategori më poshtë duke iu hequr edhe titulli i fituar në atë sezon.

Por një rast i tillë duket se po përsëritet në Portugali dhe më konkretisht me ekipin e Benficës.

Policia dhe Prokuroria tashmë kanë hapur një hetim zyrtar mbi kampionatin e sezonit 2015-2016 ku “shqiponjat” e Lisbonës u shpallën kampionë.

Sipas dyshimeve ai kampionat rezulton i manipuluar dhe rezultatet kanë qenë të paracaktuara. Në këtë mënyrë “pastërtia” dhe “fair-play” i atij kampionati do vërtetohet.

Nëse hetimet flasin kundër rekordmenëve të Portugalisë, ata do dënohen dhe me shumë mundësi mund të rrëzohen nga kategoria.

Related posts

HUMBASIN KREUN/ Barcelona bën “vetëvrasje” në 68 sekonda me Leganes (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK JU LËMË TË DILNI TË GJALLË NGA FUSHA”/ Trajneri Hysenaj: Ka qenë një ndeshje nën presionin, u godit me grusht…

Delo.autor

ËSHTË PJESË E KOMBËTARES U-17/ Kapiteni i “KuqeZive” firmos kontratë 3-vjeçare me Olimpiakos

Delo.autor

Leave a Comment