Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2017/2018 në La Liga nga tifozët. Votuesit gjithashtu kanë zgjedhur edhe formacionin më të mirë të sezonit, i cili dominohet nga lojtarë të Barcelonës.
Trajneri më i mirë u zgjodh Quique Setien dhe jo Ernesto Valverde.Ndërkohë, në formacionin më të mirë nuk pati vend për Cristiano Ronaldon, pasi Diego Aspas dhe Antoine Griezmannin u votuan përkrah Lionel Messit në majën e sulmit.
Formacioni i sezonit i zgjedhur nga tifozët: Ter Stegen; Odriozola, Pique, Umtiti, Alba; Guedes, Busquets, Iniesta; Aspas, Messi dhe Griezmann.
