Futboll Premier League Sport

Reali merr tjetër “jo” nga De Gea, Bufon bëhet hipotezë reale për madrilenët

Xhanluixhi Bufon vazhdon bisedimet me klubin e PSG-së, ndonëse gjatë kësaj jave mund të vendosë edhe tërheqjen definitive nga futbolli i luajtur, por ndërkohë ofertat për të vazhdojnë të jenë të shumta dhe shumë tunduese madje. Përveç klubit francez që e ka marrë seriozisht afrimin e 40-vjeçarit italian, duke bërë edhe shifrat e njohura dhe shumë serioze, në listë pritjeje është edhe Liverpuli i Jurgen Klopit, i cili që pas largimit të Reinas ka vuajtur për të pasur një titullar stabël.

Dhe natyrisht që afrimi i një ikone si Bufon mund të sillte jo vetëm garanci në kuadrat, por edhe eksperiencë në përgatitjen e portierëve të rinj që kanë në përbërje të kuqtë. Por në orët e fundit, bomba e vërtetë vjen nga Spanja. Reali i Madridit është i bindur për të larguar Keilor Navasin, ose thjesht Zidan nuk është i bindur më se ai duhet të jetë titullari i skuadrës dhe mund ta “parkojë” edhe në stol. Fiksimi i presidentit Florentino Perez është spanjolli i Mançester Junajtid, David De Gea, por ky i fundit është i prangosur nga Zhoze Murinjo dhe pas ofertës së radhës, përgjigjja e “Djajve të kuq” ka qenë sërish një “jo” e thatë.

Prandaj, për portës dhe për sezonin e ardhshëm, por merr gjithmonë e më shumë formë ideja për t’i dhënë qoftë dhe një kontratë 1-vjeçare portierit Xhanluixhi Bufon. Zinedin Zidan e vlerëson, e njeh, edhe pse nuk luajtën asnjëherë bashkë te Juventusi. Por mjafton vetëm të shohësh karrierën e Bufonit për të kuptuar se çfarë mund të sjellë ai në “Santiago Bernabeu”, për të mos folur që mund të jetë edhe një akord marketingu.

Related posts

”SHQIPËRIA GATI PËR EVENTE TË TJERA”/ Presidenti i FIA-s Todt në Tiranë: Për Schumacer s’mund të flas

Delo.autor

Kroos akuzon shokun e ekipit/ Për të nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbasim

Isa.Autor

MERR FUND PRITJA/ Ndryshe nga herët e tjera, zbulohet data SURPRIZË kur do jepet “Topi i Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment