Futboll La Liga Sport

Atletico Madrid bën një ofertë “të çmendur” për të mbajtur Griezmann

Atletico Madrid i ka ofruar Antonie Griezmann 10 milionë euro më shumë sesa i ofron Barcelona për ta mbajtur në ekip. Barcelona i ka propozuar francezit një kontratë prej 15 milionë eurosh deri në vitin 2023, ndërsa rreth 100 milionë euro do të shkojnë në arkat e Atletico.

Ndërkoh drejtuesit madrilenë janë kundërpërgjigjur me një ofertë prej 25 milionë eurosh në sezon për 27-vjeçarin, që jo vetëm do të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e klubit, por do të ngjitej edhe në podiumin e futbollistëve më të paguar të planetit, pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Shtypi spanjoll ka shkruar se Griezmann do të vendosë përfundimisht të ardhmen pas Kupës së Botës 2018, ku do të jetë pjesë e Francës.

Related posts

VJEN LAJMI I MIRË/ Shqipëri-Francë inaguron “Arenën Kombëtare”

F.autor

MERR FUND DILEMA/ Niko Kovac jep verdiktin PËRFUNDIMTAR për Lewandowskin

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Shkëlqejnë Ozil dhe Mkhitaryan, Arsenal me “5 yje”

Delo.autor

Leave a Comment