Futboll Sport

Humbja ndaj Kamzës, Dalipi: Objektivi ynë ishin Kupat e Europës, Kamza e meritoi qëndrimin

Pas humbjes me Kamzën, trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi doli përpara mikrofonit të “SuperSport” ku theksoi se objektivi i skuadrës ishin Kupat e Europës, ndërsa nuk la pa folur dhe për rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë.

Më vjen keq për Vllazninë, por tashmë në futboll ekipi më i fortë është ai që mbijeton. Na mbetet të shohim si do shkojnë gjërat, nëse do jemi në Kupat e Europës ose jo. Jam i kënaqur që nga momenti që jam emëruar trajner i Partizanit.

“Këtë sezon kishim shumë luhatje, objektivi ynë ishin Kupat e Europës, dhe do e shpëtojmë këtë sezon nëse e arrijmë. Unë kam shumë ide për Partizanin, uroj të rikonfirmohem. Tifozët u larguan nga stadiumi? Edhe unë doja ta mbyllja me fitore, edhe për tifozët. Por, Kamza tregoi grintë dhe meritoi të fitonte sot.”-tha Dalipi.

Related posts

“PO DRIDHEJ GJITHË SHTËPIA”/ Sulmuesi Xhixha rrëfen frikën e tërmetit: Ankthi u shtua kur…

Delo.autor

COPA DEL REY/ Sevilla mposht Barcelonën në raundin e parë gjysmëfinal

Delo.autor

Juventusi synon mbrojtësin belg që ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League 

Isa.Autor

Leave a Comment