Futboll Seria A Sport

Ancelotti acaron milanistët: Tradhtar, shite veten për disa euro!

Tifozët e Milanit janë acaruar tejmase nga trajneri Carlo Ancelotti. 58-vjeçari, i cili deri në tetorin e kaluar po punonte te Bayern (u shkarkua nga detyra pas humbjes 3-0 me PSG-në), sot u zyrtarizua si timonieri i ri i Napolit.

Askush nuk e priste këtë lëvizje të tij, sidomos kuqezinjtë, të cilët e ëndërrojnë rikthimin e tij prej vitesh. Don Carlo ka thuajse një dekadë që u mungon atyre. Atje ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe çdo milanmist po e pret me padurim këtë trofe për t’iu rikthyer lavdisë.

Duke iu referuar rrogës së lartë që do të ketë te Napoli, 6,5 mln euro në vit, tifozët e Milanit e kanë sulmuar me komente në Facebook dhe Twitter trajnerin italian. “Je tradhtar, Carlo! Kemi vite që të lutemi!” – shkruante një tifoze me emrin Bianca.

“Turp të kesh, shite veten për disa euro më shumë!” – shkruante një tifoz me “username” pikërisht ashtu si tekniku legjendar, Carlo. “Mos hajde më në Milano!” – ishte komenti i një tjetri tifozi të acaruar.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vogëlushja e Olimpiadës eliminohet që në start, fiton Djokovic

Delo.autor

“ËSHTË BURIM FRYMËZIMI PËR TË GJITHË”/ Ylli i Francës i thur elozhe Ronaldo-s para sfidës ndaj Portugalisë

Delo.autor

E BUJSHME/ Kombëtarja e njohur gjen trajner të ri, ish-kampioni i BOTËS pranon sfidën

Isa.Autor

Leave a Comment