Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Vogëlushja e Olimpiadës eliminohet që në start, fiton Djokovic

Hend Zaza, sportistja më e vogël e Olimpiadës së Tokio, vetëm 12 vjeçe, e cila garon në disiplinën e pingpong, është eliminuar që në sfidën e raundit të parë. Ajo u mund 2-0 nga Liu Jia e Australisë (origjinë kineze).

Ka startuar me fitore aventura e tenistit serb Novak Djokovic në Olimpiadë. Numri 1 në botë për meshkuj fitoi 2-0 (6-2, 6-2) ndaj Hugo Dellien të Bolivisë, numri 139 në botë, duke avancuar në raundin tjetër.

Po sot u zhvillua edhe gara e çiklizimit në rrugë, ku medaljen e artë e fitoi Richard Carapaz i Ekuadorit, që u shkëput dhe mbërriti i vetëm në finish. Pas tij u renditën belgu Wout Van Aert (argjend) dhe slloveni Tadej Pogacar (bronz).

Related posts

TRADHTIA QË TRAZOI BOTËN E FUTBOLLIT/ Wanda: Si i gjeta mesazhet në telefonin e Icardit dhe çfarë i thashë Chinës

Delo.autor

Sulmi më i ashpër ndaj një gjyqtari në Angli (VIDEO)

Sadik.Autor

100 GOLA NË KARRIERË/ Haland parakalon Mesin dhe Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment