Futboll Sport

Rudi Vata: Më vjen turp, Vllaznia luajti cirk! Kur Fushaj la klubin…

Ish-trajneri i Vllaznisë dhe legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata, sot ka komentuar rënien nga Kategoria Superiore të ekipit shkodran. Sipas tij, kjo që ndodhi sot pas fitores me Skënderbeun pritej.

“Vllaznia u pa që nuk e kishte kapacitetin për të qëndruar. Qyteti ishte përgatitur për këtë që u bë realitet. Mangësitë janë të shumta, tani është tepër vonë për të diskutuar e analizuar gabimet. Kjo është një ditë e trishtë për futbollin shqiptar, një ditë e zezë për qytetin e Shkodrës”, – u shpreh ai për TVSH.

“Ndeshjen e pashë në internet. Nuk besoj se ka njeri që nuk e kuptoi çfarë ndodhi aty. Vllaznia nuk ka nevojë për mëshirim. Këtë pashë sot. Ndeshja ishte cirk. Ndihem i turpëruar”.

“E kam thënë gjithmonë se në Shqipëri çdo gjë funksionon mbrapsht, edhe futbolli. Shkatërrimi i Vllaznisë mendoj se nisi që kur Valter Fushaj la klubin dhe drejtimin e mori bashkia”, – shtoi Vata me keqardhje.

Related posts

“NUK TRIUMFUAM NË PREMIER LEAGUE”/ Mbrojtësi Walker: Duhet ta fitojmë Championsin për ata të dy

Delo.autor

NGA KUKËSI TEK KASTRIOTI/ Superiorja me 73 golashënues të ndryshëm, ja statistikat e 14 javëve të para…

Delo.autor

Zhbllokohet rezultati në takimin Korea e Jugut-Meksikë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment