Futboll Premier League Sport

Scholes: Dy yje të United kanë nevojë për…

Legjenda e Manchester United Paul Scholes i ka sugjeruar Jose Mourinho-s të “tregojë pak dashuri” drejt Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Dy Djajtë e Kuq dhe shokët e ekipit kanë vuajtur këtë sezon megjithëse janë renditur në vend të dytë të Premier League.

Pas humbjes në finalen e FA Cup, Mourinho qortoi 20-vjeçarin Rashford dhe 22-vjeçarin Martial, dhe nuk është hera e parë pasi këtë gjë e bëri edhe në ndeshjen ndaj Brighton.

Komentet e tij nuk i kanë pëlqyer Paul Scholes, i cili është i shqetësuar për dy talentet.

“Unë e di që ata janë lojtarë të mirë. Të dy janë shumë të talentuar. Nuk dua që ata të largohen dhe të shkëlqejnë diku tjetër, pasi kjo është e qartë që mund të ndodhë.

“Ata dy lojtarë të rinj kanë nevojë për mbështetje, ata kanë nevojë për pak dashuri dhe ka momente që nuk e marrin.

“Ata do të përmirësoheshin nëse Mourinho do të tregohej më i ngrohtë me ta.”

Related posts

FUTBOLLI I MAQEDONISË SË VERIUT NË ZI/ Vdes tifozi 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ DINAMOS/ Shehi: Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje, çelësi i suksesit…

Delo.autor

BARCELONA KËRKON LAUTARON/ Marotta në “kundërsulm” për dy lojtarët e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment