Futboll Sport

Uefa Champions League/ Stambolli do të presë finalen e vitit 2020

UEFA ka njoftuar se finalja e Ligës së Kampioneve 2019-20 do të mbahet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s u takua sot në Kiev përpara finales së këtij viti që do të diskutohet mes Liverpool-it dhe Realit të Madrid-it.

Gjithashtu, Komiteti ekzekutiv konfirmoi orarin për “Euro 2020”, i cili do të fillojë në stadiumin “Olimpico” në Romë të premten më 12 qershor 2020.

Ndeshja e parë do të luhet në orën 21:00 dhe nëse kualifikohen Italia do të jetë ajo njëra nga skuadrat në ndeshjen hapëse. .

Përfundimi do të jetë në stadiumin “Wembley” në Londër më 12 korrik, duke nisur nga ora 20:00 sipas orës lokale (21:00 me orën e Shqipërisë).

Related posts

NGA DANI ALVES TEK BALOTELLI/ Ja 2 super formacionet e luksit me parametra zero

Delo.autor

DO TË PËRBALLET ME INTER/ Flet Griezmann: Është e vështirë kur nuk luan “Pleshti”, por…

Delo.autor

CMENDET NAPOLI/ Bën lëvizjen e parë për dy yjet e Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment