Futboll Seria A Sport

NERVOZOHET YLLI I JUVENTUSIT/ Allegri nuk e aktivizoi, lojtari largohet nga stoli duke…

Juventusi nuk po kalon një moment të mirë dhe pas humbjes 0-3 ndaj Atalantës, që solli eliminimin nga Kupa e Italisë, erdhi edhe barazimi 3-3 ndaj Parmës në Torino. Situata e tensionuar është vënë re edhe dje, në fundin e ndeshjes, ku sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka qenë i nervozuar me trajnerin Max Allegri, që nuk e aktivizoi.

Trajneri kishte vendosur që titullar të ishte Douglas Costa, duke lënë Dybala në stol dhe nuk u aktivizua për shkak të rrethanave të lojës. Fillimisht Allegri aktivizoi Bernardeschi, që zëvendësoi brazilianin dhe në rezultatin 3-1 për Juven trajneri aktivizoi Bentacur, për t’i dhënë më shumë ekuilibër ekipin. Në fund, kur Bernardeschi dëmtohet trajneri Allegri aktivizoi Emre Can dhe jo Dybala.

Ky i fundit, duke parë se nuk kishte më asnjë shans që të luante në këtë sfidë, është larguar i nervozuar nga stoli për në dhomat e zhveshjes ende pa mbaruar ndeshja. Madje duke sharë nëpër dhëmbë. Trajneri Allegri, duke komentuar këtë gjest të sulmuesit të tij, pas ndeshjes tha: “Ndoshta kishte ftohtë dhe u largua më herët”. Krisjet e para sezonale te bardhezinjtë kanë nisur…

Related posts

Jese i “burgosuri” i PSG/ Merkato e janarit si shpëtim për sulmuesin spanjoll

Isa.Autor

NGA MAKINA TEK AVIONI/ Ja si bomberi Ibrahimovic merr pjesë në “Sanremo”…

Delo.autor

VURI BAST MBI KUALIFIKIMIN E ZVICRËS/ Gazetari sportiv mban premtimin dhe lyen flokët si Granit Xhaka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment