Futboll Sport UEFA

UEFA i bën thirrje BE-së për transferimet e futbollistëve

UEFA i bën thirrje Bashkimit Europian për të rregulluar transferimet e futbollistëve. Organi më i lartë drejtues i futbollit në Kontinentin e Vjetër i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndërhyjë për të kufizuar transferimin e lojtarëve jashtë kufijve të një vendi, duke hequr futbollin nga kuadri i lëvizjes së lirë të punëtorëve. A mund të lirohet futbolli nga disa ligje të vecanta europiane? Kjo është dëshira e posaçme e presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili i kërkon Bashkimit Evropian që të rishikojë rregullat për lëvizjen e lirë të punëtorëve, në këtë sport. Qëllimi natyrisht është i qartë: për të kufizuar transferimin e lojtarëve jashtë vendit, në mënyrë që të zvogëlohet diferenca përsa i përket nivelit ndërmjet klubeve.

50-vjecari slloven është i mendimit se nëse lojtarët ose fëmijët largohen herët nga klubet e vegjël apo vendet e vogla atëherë kjo gjë dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë konkurrencën. Presidenti Ceferin deklaroi se UEFA ka bërë të qarta problemet në lidhje me këtë cështje dhe pikat e vecanta ku nevojitet mbështetja e ligjvënësve evropianë. Drejtuesi më i lartë i Konfederatës Evropiane të Futbollit shpjegoi ditën e mërkurë në Bruksel se për momentin është e vështirë për të ofruar zgjidhje, megjithatë Aleksander Ceferin konfirmoi se diskutimet ndërmjet palëve tashmë kanë filluar.

Në të kaluarën autoritetet e Bashkimit Evropian kanë hedhur poshtë përpjekjet e drejtuesve të futbollit për të vendosur kufizime mbi lëvizjen e lirë të futbollistëve përtej kufijve. Presidenti Ceferin mbylli fjalën e tij duke iu drejtuar të pranishmëve se nuk duhet qëndruar më duarkryq, pasi nuk është më koha për të adoptuar politikën e pritjes dhe të shikimit, por nevojitet që të ndahet përfundimisht qëllimi që UEFA po përpiqet të arrijë, duke iu referuar kështu shtimit të rivalitetit, hapjes dhe paparashikueshmërisë në aktivitetet e ndryshme futbollistike.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani ndërpret kontratën me Ergys Kaçen, klubi i kuq njofton se…

Delo.autor

NJIHET SI NJË NGA FUTBOLLISTËT MË SEKSI NË PLANET/ Ja sëmundja nga e cila vuan Beckam (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazetari befason me votat e tij, nxjerr jashtë “top 5” Messin dhe Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment