Futboll Seria A Sport

Napoli shfaq interes për Balotelli dhe Donnarumma!

Agjenti Mino Raiola ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur nëse Mario Balotelli dhe Gianluigi Donnarumma mund të shkojnë në Napoli

Sulmuesi i Nice është transfer i lirë nga muaji i ardhshëm, pasi që kontrata e tij me skuadrën e Ligue 1 pritet ti skadojë derisa portieri i Milan ka probleme me tifozët e San Siros, pasi që ka bërë gabime të mëdha këtë vit në portë.

Dështimi i Milan për të arritur një marrëveshje me UEFA’n për parametrat e “Financial Fair Play”, të cilat do të bëjnë që Rossoneri duhet të shet lojtarë.

Me Carlo Ancelotti tani në krye, Napoli duhet të ndryshoi strategjinë e tyre të transferëve dhe kjo ka bërë që ata të lidhen me Balotellin dhe Donnarumman.

Të dy kanë agjent Raiolan, por kur ky është pyetur për afrimin e këtyre dy lojtarë nga Napoli nga Radio “Kiss Kiss”, agjenti që zakonisht flet shumë nuk ka dashur të përgjigjet.

“Nuk do të flisja për këtë gjë”, ka thënë ai.

Dy lojtarët kanë arsye që të shkojnë në Napoli, e para vajza e Balotellit Pia jeton me ish të dashurën e tij në këtë qytet, derisa Donnarumma vjen nga rrethinat e Napolit.

Për çudi, Milan vetëm ka nënshkruar me Pepe Reinan si transfer i lirë dhe Napoli është duke kërkuar zëvendësim.

Related posts

Klauzola e ulët, shansi i fundit për rinovimin e De Vrij me Lazion

Q.Autor

ICARDI JASHTË EKIPIT “ZIKALTËR”/ Kthimi në fushë mbulohet nga misteri

Delo.autor

BONUCCI DEL I TEPËRT TEK EKIPI/ Juventus mund ta shesë tek klubi gjigant i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment