Futboll Sport

SERIE B/ Aliji titullar ndalet nga shtylla, Llullaku në stol, Entella barazon ndaj Ascolit, mbijetesa në rrezik

Me Naser Alijin në fushë për 90 minuta dhe Azdren Llullakun që e ndoqi sfidën nga stoli, Virtus Entella nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë play-out përballë Ascolit në Serie B, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit përsa i përket skuadrës që sigurojë mbijetesën dhe ekipit që do të rrëzohet në Lega Pro.

Vendasit ishin disi më kërkues por edhe Ascoli pati shanset e veta në këtë përballje. Një ndeshje pozitive për Naser Alijin i cili i bëri mirë detyrat që i kishte kërkuar trajneri, madje ishte i pafat në minutën e 88-të pasi mund tu kishte dhënë fitoren të tijëve por goditja e mbrojtësit shqiptar u ndal nga shtylla. Tashmë Entella do të kërkojë të sigurojë mbijetesën në Serie B, në takimin e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin e Ascolit.

Related posts

DEKLARATA E PIQUE NDEZ DERBIN “KATALANAS”/ Trajneri i Espanyol ironik: Disa vlera janë më të rëndësishme se…

Delo.autor

MULLER: Lewandowski tregoi pse BAYERN nuk do ta lërë të largohet POLAKUN

Isa.Autor

Shpërthen Neymar: Disa njerëz të duan, disa të tjerë të urrejnë

Q.Autor

Leave a Comment