Sport

Luajti ndeshjen e fundit me Luftëtarin/ Abazaj mesazh emocionues: Kemi qenë si vëllezër, familje e madhe

Kristal Abazaj ka luajtur ndeshjen e fundit me Luftëtarin, pasi në sezonin e ardhshëm do shkojë te skudra e re me të cilin ka firmosur, Anderlehtin në Belgjikë.

Pak orë më parë, Abazaj ka postuar disa foto  në logarinë e tij në Facebook, momente nga ndeshjet që ai ka luajtur me bluzën e Luftëtarit, ku si diçturë shkruan: “LUFTËTAR…. Erdhi momenti për të bërë një hap tjetër të rëndësishem në karrieren time si futbollist dhe për këtë duhet t’iu FALENDEROJ juve të gjithëve. Një faleminderit shkon për presidentin, për bordin drejtues të Luftëtarit, për stafin teknik, për tifozat bluzi dhe në mënyrë të veçantë për shokët e ekipit të cilët më kanë ndihmuar dhe më kanë dhenë forcë e kurajo për të ecur përpara. Kemi qenë si vëllezër dhe si familje e madhe. Ju faleminderit nga zemra….FORCA LUFTËTARI”, shkruan Abazaj.

Related posts

“TË NA E KISHIN DHËNË NEVE PENALLTINË, PËRMBYSEJ BOTA”/ Sarri: Championsi elektrizues!

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Napoli dhe Lazio kujtojnë trajnerin Reaja: Shumë urime për ty Mister (FOTO)

Delo.autor

MESSI NIS AVENTURËN NË SHBA/ Pamjet e para nga… supermarketi i lagjes

F.autor

Leave a Comment