Futboll Sport

Liverpooli ka gati ofertën për kapitenin e Newcastle, Jamaal Lascelles

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpool pritet të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të verës.

Synimi i trajnerit Jurgen Klopp është ta përforcojë repartin defensivë.

Virgil Van Dijk duket se ka vendin e sigurt në formacion por po kërkohet një partner për të në qendër të mbrojtjes.

24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Jamaal Lascelles. (Getty Images)

Përveç paraqitjeve fantastike në mbrojtje, Lascelles ka arritur të shënoj edhe tre gola në Ligën Premier.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool ka gati 25 milionë funte për yllin anglez.

Lascelles sapo ka nënshkruar kontratën e re me Newcastlen deri në vitin 2023.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Chelsea dhe Tottenham

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si mesfushori Kessie shpërdoron një rast të artë nga pika e bardhë ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Katastrofë “Kuqezi”. Pas një asist nga Sterling, Kane ndëshkon Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

I THA “JO” MILANIT/ SUPER skuadrat anglez hidhen në sulm për SUAREZIN 

Isa.Autor

Leave a Comment