Futboll Sport

Spanja në modë/ Një tjetër shqiptar drejt La Ligës

Transferimi i Armando Sadikut te Levante ishte mjaft i bujshëm në Shqipëri, duke qenë se sulmuesi i Kombëtares firmoste për një skuadër të madhe në kampionatin spanjoll. Mesa duket, Sadiku nuk do të jetë i vetmi që luan në La Liga pasi edhe Xhirona ka kërkuar shërbimet e një lojtari shqiptar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ivan Balliu i cili ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit me skuadrën Franceze të Metzit, por me rënien nga kategoria, duket se e ardhmja e 26-vjeçarit do të jetë larg Francës.

I rritur në Spanjë, Balliu nuk do ta ketë të vështirë të ambientohet, pasi më parë ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, ndërkohë që ka luajtur edhe për moshat e kombëtares spanjolle. Të interesuara për Balliun, janë edhe skuadra si Levante apo Eibar, por mesa duket Xhirona është ajo që po merret më seriozisht me këtë situatë.

Related posts

NUK KA MERKATO NË JANAR/ Ancelotti: Nëse unë them që më pëlqen Pavard, do të ishte…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ HUESCA/ Solari: Prisja goeladë në këtë ndeshje, fajin që luajtëm keq e kishte…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Futbollistët e Premier “zbresin në fushë”, nis mbledhja e fondeve për luftën kundër Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment