Futboll Sport

Barcelona e vendosur ta transferojë “Neymarin” e ri

Barcelona është e vendosur të mos e humbasë mundësinë për ta transferuar sulmuesin adoleshent të Santosit, Rodrygo Goes, raporton Mundo Deportivo.

Rodrygo tashmë është duke u krahasuar me asin brazilian, Neymarin, dhe njëkohësisht është shënjestër e Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit, transmeton Gazeta Express.

Duke ditur që Real Madridi ka arritur marrëveshje me Flamengon për ta transferuar talentin Vincius Jr, Barcelona nuk dëshiron ta humbasë një talent tjetër të vlerësuar.

Barça shpreson ta bindë Santosin t’i ulë kërkesat e larta, me klauzolën e Rodrygos qe momentalisht kap shifrën e 50 milionë eurove.

Related posts

LIVE/ Arsenal-Crystal Palace, Zaha kalon mysafirët në avantazh

Delo.autor

Mesfushori i Chelsea/ Mbape është lojtari më i mirë në botë, unik dhe…

Isa.Autor

SULMET MË SHPËRTHYESE/ Ja ekipi që mban golat më me “peshë” të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment