Futboll Premier League Sport

Guardiola i “fiksuar” pas Iscos/ Manchester City ka gati ofertën e majme për mesfushorin spanjoll

Isco është në shënjestrën e Pep Guardiolës, i cili e sheh atë si lojtarin që do të ndihmojë Manchester City-n të fitojë Championsin. Anglezët ishin pranë finalizimit të marrëveshjes përpara 5 viteve, por mesfushori papritur zgjodhi të firmoste për Realin e Madridit.

Pronarët e Manchester City-t kishin bërë gati edhe avionin privat që do të sillte ish-fubollistin e Malagas në “Etihad Stadium”, kur gjithçka mori një rrjedhë tjetër dhe spanjolli fluturoi drejt Madridit. Tani, përpara ndeshjesh finale të Champions League ndërmjet Realit dhe Liverpoolit po qarkullojnë zëra se trajneri i Citizens, Pep Guardiola, e ka kthyer Iscon në objektiv të merkatos.

Pavarësisht se arritën që këtë sezon të dominonin Premier League-n, objektivi mbetet fitimi i Champions League. Manchester City është gati të paguajë 80 milionë euro, plus bonuse, për mesfushorin, me këtë të fundit që mund të largohet nga madrilenët për shkak të konkurrencës që ka për pozicionin e tij në skuadrën e Zidane.

Related posts

PAS ZYRTARIZMIT NË “BERNABEU”/ Areola reagon në “Instagram”: Krenar që jam te Reali, ja çfarë i shkruan Mbappe

Delo.autor

NUK KA QETËSI TEK PANCERAT/ Ish-kapiteni i Gjermanisë: Low duhet të ishte LARGUAR

Isa.Autor

PAS NJË TESTI ANTI-COVID/ Tyson Fury del negativ, sfida me Wilder do të zhvillohet më 9 tetor

Delo.autor

Leave a Comment