Futboll Seria A Sport

“Gladiatori romak”/ Ne do të kërkojë titullin në sezonin e ardhshëm

Daniele De Rossi nis të mendojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse ka vetëm një javë që është mbyllur Serie A. Mesazhi i mesfushorit, dhënë për “Roma TV”, i drejtohet kampionëve të Juventus: “Janë shumë të fortë, më të fortët e shtatë viteve të fundit. Kanë një potencial ekonomik që i bën të padiskutueshëm në Itali, të paktën për momentin. Ne synojmë t’i mposhtim në sezonin e ardhshëm. Synojmë t’i shqetësojmë në garën për titullin, ashtu si bëri sivjet Napoli dhe përse jo të shpallemi kampionë.”

Në stolin e Roma, edhe për një sezon do të jetë Di Francesco: “Nuk ishte e lehtë të merrje një ekip nga vendi i dytë me 87 pikë dhe ta përmirësoje më tej, ashtu si bëri Di Francesco. Dikush nuk e pëlqeu në fillim, por ne kemi shumë besim se është trajneri i duhur që do të na udhëheqë drejt suksesit.”

De Rossi ka fjalë të ëmbla edhe për Monchi: “Nga aspekti i profesionit të tij si drejtor teknik është më i miri në qarkullim. Ka marrë dy apo tre futbollistë, që nuk i njihte askush, si tipi i Under, dhe e ka përforcuar skuadrën së tepërmi. Mendoj se është një armë e fortë dhe arritja në gjysmëfinalen e Champions është edhe meritë e tij.”

Related posts

SHERRI NË NDESHJEN MIQËSORE/ Reagon Klubi Dinamo: Ja shkaku i ndërprerjes së takimit…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Teuta, ka startuar super sfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

NISËN FESTËN PARA KOHE/ Dalin pamjet e futbollistëve të Kamerunit teksa mbërritën në stadium

F.autor

Leave a Comment