Futboll Sport

Finalja e Kupës / Skënderbeu ka një lajm të rëndësishëm për tifozët e vet

Skënderbeu luan ditën e diel ndaj Laçit finalen e Kupës së Shqipërisë, ku objektivi i vetëm mbetet fitimi i trofeut për herë të parë në historinë e klubit. Ashtu është njoftuar paraprakisht, klubi korçar ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët, që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Elbasanit, për të ndjekur finalen. “Ujqërit” do të mblidhen në orën 15:00, para stadiumit, për t’u nisur drejt Elbasanit.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes, të cilat mund t’i blini në pikat e shitjes si më poshtë:

1-Përballë me kinemanë (Korçë)
2-Dyqani zyrtar i FSHF (Tiranë)
3-Stadiumi “Elbasan Arena”
Tifozët bardhekuq do të qëndrojnë në tribunat C1, C2 dhe C3, teksa bileta kushton 300 lekë. Çmimet e biletave për të gjitha tribunat janë si më poshtë:

1-C1, C2 dhe C3 (ultrasit) – 300 lekë
2-D, E dhe F – 300 lekë
3-A dhe B – 1000 lekë
4-Tribuna VIP – 2000 lekë

Related posts

CHAMPIONS/ Manchester United triumfon me “POKER”, PSG i falet Neymar

Delo.autor

HISTORIA E TRISHTË/ I VDIQ VËLLAI disa ditë përpara Botërorit dhe gjeti kurajën të fitonte “Kupën e Botës”

Isa.Autor

STUDIMI i CIES/ Juventus jashtë listës, formacioni ideal i Serisë A ka lojtarë nga vetëm 4 skuadra

Delo.autor

Leave a Comment