Futboll Sport

Morata për Ikardin, por dëshira e Spaletit është Naingolan

Gjilpëra e peshores së merkatos zikaltër është gjithmonë Mauro Ikardi. Kapiteni i Interit, pavarësisht fjalëve të drejtuesve milanezë dhe deklaratave të fundit në rrjetet sociale nga bashkëshortja-menaxhere Vanda Nara, mbetet ëndrra “e ndaluar” e disa prej klubeve europiane. Mes tyre edhe Çelsi i Roman Abramoviçit që, pas kampionatit të fundit, jo në nivele të larta, duket se ka vendosur të nxjerrë sërish portofolin për të përforcuar skuadrën.

OFERTA BLU – Siç raportoi ditën e djeshme “Cadena Ser”, klubi londinez duket ta ketë përgatitur ofertën për të joshur zikaltrit: Alvaro Morata plus para (bëhet fjalë për jo më shumë se 35-40 milionë euro) për Ikardin, mbi kokën e të cilit qëndron një klauzolë shitjeje prej 110 milionë eurosh. E ardhmja e kapitenit do zbulohet megjithatë gjatë javëve në vijim (me shumë mundësi do diskutohet pas rikthimit nga pushimet), kur Interi dhe lojtari të zgjidhin “nyjet” e rinovimit. Me një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në Itali, pas parantezës negative në Londër, Alvaro Morata është takuar gjatë ditëve të kaluara me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratiçi për të biseduar rreth mundësisë së rikthimit në Torino.

“NINXHA” – Ndërkaq, në një restorant të Milanos, Piero Auzilio është takuar dy ditë më parë me menaxherin e Nikolo Barelës (talentit të Kaljarit), njëkohësisht ka konsumuar edhe një kafe për Razha Naingolanin, mesfushorin e Romës: ky i fundit është një “nxënës” i Spaletit, në kohën kur trajneri drejtonte klubin kryeqytetas. Verdhekuqtë, megjithatë, nuk mendohet të zbresin poshtë 40 milionë eurove për të lënë të lirë lojtarin

Related posts

Zbulohet prapaskena/ “TANGU AFRIKAN”: Man City nuk më la të shkoja tek INTERI

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia fiton me dramë, Islanda fal gjithçka në fund!

Delo.autor

PAS EDEN HAZARD/ Tjetër goditje për Zidane, Real Madrid humb lojtarin kryesor

Delo.autor

Leave a Comment