Futboll Seria A Sport

Igor Tudor nuk bind Udinese-n, ish-trajneri i Partizanit pranë shkarkimit

Sipas të gjitha gjasave Igor Tudor nuk do të jetë më trajner i Udinese-s.

Duke iu referuar mediave italiane, mes palëve ka pasur një krisje ditët e fundit dhe rrugët janë gati të ndahen.

Pasi siguroi mbijetesën në elitën e futbollit italian me skuadrën friulane, tekniku kroat duket se ka kërkuar më shumë kopetenca në klub, gjë që nuk është pëlqyer nga kryesia dhe si rrjedhojë mund të dërgoj në një shkarkim të tij ditët e ardhshme.

Tudor u zyrtarizua në krye të badhezijve më 24 prill dhe që nga ai moment ka shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Ai ishte trajner i tretë i në këtë sezon tek skuadra e Udinese pas Luigi Del Neri dhe Massimo Oddo.

Nëse gjithçka do të kurorëzohet me shkarkim, bashkë me Tudor do të largohet dhe ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, që në Friuli mban postin e zv. trajnerit të skuadrës.

Related posts

LIVE/ Franca kalon në epërsi me Perunë, Mbappe vendos REKORD (VIDEO)

Isa.Autor

Dybala nuk ka marrëveshje, as është objektiv i Atlético Madridit

Sadik.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Ibrahimovic: Mourinho më ka “masakruar” një herë kur…

F.autor

Leave a Comment