Futboll Premier League Sport

Riyad Mahrez shumë pranë Man City-t për 90 milionë €

Mesa duket koha e Riyad Mahrez te Leicester City është drejt fundit.

Manchester City ka ruajtur kontaktet me mesfushorin e Leicester dhe raportet se dy klubet janë shumë pranë marrëveshjes për një shifër 90 milionë euro.

Akordi pritet të arrihet në javën e ardhshme.

Mahrez kërkoi me çdo kusht të largohej nga Dhelprat në merkaton e dimrit, duke refuzuar të stërvitej me ekipin, por dy klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe kampioni i Premier League duhet të rikthehej në skuadër për të luajtur ndeshjet e mbetura.

Finalizimi i transferimit do të ishte një lajm fantastik për Mahrez dhe për Pep Guardiola, i cili ka kohë që e admiron talentin e mesfushorit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ja formula e çuditshme për të mbyllur rregullisht kampionatin italian

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Milanit pranë transferimit tek Bologna

Q.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Levanten në “Camp Nou” dhe ngjitet në vendin e pestë

Delo.autor

Leave a Comment