Futboll Premier League

Paul Scholes: Mourinho nuk i ka shpenzuar paratë siç duhet në transferimin e lojtarëve

Paul Scholes ka kritikuar trajnerin e ish skuadrës së tij, Manchester United.

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka kritikuar trajnerin Jose Moourinho, për të cilin ka thënë se nuk i ka shpenzuar paratë siç duhen në transferimin e lojtarëve.

Ai për më shumë, tha se portugezi nuk duhet të kritikojë Manchester Cityn, që ka ditur si t’i shpenzojë paratë dhe është 14 pikë para tyre.

“Fjalët e Mourinhos më duken të tepruara, për të ardhur keq. Nuk mendoj se ka problem me paratë që i ka në dispozicion. Problem është si ti shfrytëzojë në mënyrë të duhur”, tha fillimisht Scholes.

“Mourinho është 14 pikë mbrapa Cityt dhe gjëja e fundit që duhet të bëjë është të ankohet kundër tyre. Ata e kanë bërë siç duhet punën e tyre”, vazhdoi ai.

“Guardiola e ka përmirësuar skuadrën në të dy termet, atë sportiv dhe në transferime, ku ka qenë i suksesshëm me paratë e tij”.

Related posts

DUELI PËR TITULL/ KLOPP i thur elozhe SARRIT: Ajo që ka bërë ai është e…

Isa.Autor

E ÇUDITSHME/ Ronaldo del nga vetja, tallet me taktikat e Solskjaer gjatë “poshtërimit” nga Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohet letra që Armand Duka i ka dërguar Arta Markut, ai i kërkon…

Sadik.Autor

Leave a Comment