Futboll Sport

Skënderbeu-Laçi/ Protesta te korçarët, gjyqtari Hamiti nuk e fal Osmanin (VIDEO)

Skënderbeu dhe Laçi luajnë në “Elbasan Arena”, finalen e Kupës së Shqipërisë. Tek kampi korçar, këtë trofe e duan ta fitojnë për herë të parë.

 

Ndërkohë, kurbinasit janë shndërruar në një skuadër specialiste të këtij kompeticioni, dhe luajnë pse jo edhe për shpërblimin prek 50 milionë lekësh. Sido që të përfundojë finalja, Laçi e ka siguruar Europën.

 

 

Skënderbeu-Laçi 0-0

26’ Soue ul një top për Muzakën në zonë, por Selmani del menjëherë, dhe Gjergji Muzaka nuk arrin dot të çojë topin në rrjetë.

24’ Protesta nga ana e korçarëve, për një faull në mesfushë, gjyqtari Hamiti ndëshkon Osmanin me të verdhë.

23’ Lushkja lëshon një të djathtë, por topi përplaset në kokën e Radas, i cili bie në tokë nga goditja e marrë.

18’ Provon Vangjeli nga një distancë e largët, por topi shumë jashtë kuadratit.

13’ Radas hedh një top të gjatë për Souenë, por Selmani lë zonën e tij dhe me kokë largon topin.

11’ Depërtim i Xhejms pranë zonës së Laçit, ndalohet me faull nga Fangaj në një vend të rrezikshëm.

8’ Top i lartë në zonë nga goditja e dënimit, por Nimaga godet me kokë jashtë kuadratit.

8’ Muzaka niset vrullshëm në të djathtën e sulmit, por ndalohet me faull.

2’ Menjëherë rast për Xhejmsin, por Selmani del dhe kap topin. Mbetet edhe i dëmtuar nga nigeriani.

1′ Nis finalja në Elbasan.

FORMACIONET

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Eskerda, Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: E.Hamiti, E.Barushi, D.Rexha, R.Çokaj.

Related posts

Oferta e çmendur e Napolit/ Të kaltrit ofrojnë 55 mln euro dhe 2 lojtarë për mesfushorin e Fiorentinës

Isa.Autor

Live/ Mbyllen 20 minuta: Çfarë po ndodh mes Gjermanisë dhe Meksikës

Sadik.Autor

I BEFASON TË GJITHË/ Pochettino: Ai është si Ronaldinho dhe Maradona…

Delo.autor

Leave a Comment