Sport Të tjera

Giro d’Italia/ Chris Froome fiton fanellën rozë

Chris Froome është fituesi i Giro d’Italia-s së 101-të. Britaniku fitoi kështu një nga turnetë më prestigjiozë të çiklizmit në planet. Ai që e fitoi etapën e 21-të dhe të fundit ishte Sam Bennet. Irlandezi i Bora-Hansgrohe shënoi fitoren e retë në ketë garë pas triumfeve në Praia a Mare dhe Imola, duke mundur rivalin e madh të kësaj xhiroje, Elia Viviani. I treti është luksemburgasi Jean-Pierre Drucker.

Por në etapën e fundit ka pasur polemika, me çiklistët që kërcënuan se do ta ndërprisnin garën nëse organizatorët nuk merrnin masa për shkak se gjatë itinerarit në rrugë kishte shumë gropa. Froome festoi triumfin në klasifikimin e përgjithshëm, pas 34.5 km nga 115 të programuara për t’u përshkuar.

Britaniku i skuadrës “Sky”, është i shtati çiklist në histori, që arrin të fitojë Kurorën e trefishtë, pra fitoren në të tre turnetë më të mëdhenj (Tour de France, Vuelta de Espana, Giro d’Italia), si edhe i treti pas Merckx e Hinault që fiton të tria turnetë më mëdha radhazi (Tour 2017, Vuelta 2017 e tani Giro 2018).

Froome përveç fanellës rozë, fitoi edhe fanellën e kaltër për çmimin e madh të malit; Miguel Angel Lopez fitoi fanellën e bardhë si i riu më i mirë, kurse Elia Viviani festoi fanellën lejla, sa i përket klasifikimit në bazë të pikëve.

Klasifikimi final — 1. Chris FROOME (Gb – Sky); 2. Dumoulin (Ola) + 46’’; 3. Lopez (Col) + 4’57’’; 4. Carapaz (Ecu) + 5’44’’; 5. Pozzovivo + 8’03’’; 6. Bilbao (Spa) + 11’50’’; 7. Konrad (Aut) + 13’01’’; 8. G. Bennett (N.Zel) + 3’17’’; 9. Oomen (Ola) + 14’18’’; 10. Formolo + 15’16’’.

Related posts

FLET PËR FAZËN ELIMINATORE NË CHAMPIONS/ Trajneri Lerda beson: I bindur se mund të kalojmë turin, sepse…

Delo.autor

DERBI/ Nis marshimi i tifozëve të Partizanit, bardheblutë mblidhen para stadiumit (VIDEO)

F.autor

REAL MADRID ME 10 LOJTARË/ Modric ndëshkohet me të kuq, Toni Kroos realizon një kryevepër (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment