Sport Të tjera

Chris Froome shkuan historinë/ Pas “Turit të Francës” dhe Vueltës gjermani fiton edhe Xhiron e Italisë

PPasi ka fituar 4 herë Turin e Francës dhe një herë Vueltën e Spanjës, turne ku është kampion në fuqi, çiklisti britanik Chris Froome ka triumfuar edhe në turneun e tretë të madh të sportit të biçikletës, atë të Xhiros së Italisë. Kjo është hera e parë që britaniku i skuadrës SKY fiton në turneun italian, duke hyrë në listën e atyre pak sportistëve që kanë arritur t’i fitojnë këto 3 trofe në karrierën e tyre.

Edhe pse Froome nuk e nisi mirë këtë turne, duke vuajtur shumë në etapat e para, madje deri në etapën e 17-të ai ishte 3 minuta larg kreut, disa malore të ëvshtira në etapat e fundit sollën përmbysjen e renditjes, me britanikun që tregoi se është një përbindësh dhe arriti të fitojë me meritë këtë turne. Çiklisti i ekipit SKY qëndori në heshtje deri në etapat e fundit, ku shpërtheu dhe tregoi aftësitë e tij si kampion.

Në përfundim të 21 etapave, Froome dha kohën e përgjithshme 89h02’39”, duke lënë pas ish-kampionin e këtij turneu, holandezin Tom Dumoulin, me 46 sekonda më shumë, ndërsa i treti u klasifikua kolumbiani Miguel Lopez. Në këtë turne, për të 4-tin vit me radhë mori pjesë edhe çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që garon me skuadrën e Wilier Triestina-Selle Italia. Ai e mbylli Xhiron e Italisë në vendin e 148-të, i parafundit, me 5h34’14” më shumë se fituesi.

Related posts

FITOJNË NË “CAMP NOU”/ Dembele dhe Messi çertifikojnë pushime kryesuesish për klubin

Delo.autor

BASKETBALL/ Real Madrid bie në Stamboll, triumfojnë CSKA dhe Barcelona në Euroleague

Delo.autor

KUPA E LIGËS/ Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali

F.autor

Leave a Comment