Futboll Seria A Sport

De Vrij e konfirmon/ Kam firmosur kontratë 5-vjeçare me Interin

Interi ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke marrë një lojtar mjaft cilësor si transferim të lirë. Lajmi ishte i njohur tashmë prej disa javësh, pati ngjallur një mijë debate para ndeshjes së Interit kundër Lazios, ku u vendos vendi i katërt i Seria A dhe skuadra që shkonte në Champions.

Tani është vetë Stefan De Vrij, që ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë 5-vjaçare me klubin zikaltër. Këtë e bëri me dije për “Algeria Degblad”: “Unë nënshkrova një kontratë pesëvjeçare me Interin, mezi po pres që të filloj nga puna me klubin e ri”.

Holandezi e lë Lazion pas katër vitesh dhe do të provojë një aventurë të re nën urdhërat e Spallettit, duke luajtur edhe në Champions, objektiv të cilin Interi e përmbushi javën e fundit të kampionatit, duke fituar kundër “Aquila”.

Pas muajsh bisedimesh të gjata, mbrojtësi holandez nuk arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës me ekipin e Lotitos, i cili për këtë arsye nuk do të marrë asnjë shumë nga lamtumira e lojtarit. Tani mungon vetëm njoftimi zyrtar i zikaltërve për sigurimin e shërbimeve të njërit nga mbrojtësit më të besueshëm në të gjithë Seria A.

Related posts

“KJO ËSHTË NDESHJA E KARRIERËS TIME”/ Trajneri Martini: Lojtarët mezi e presin këtë sfidë, presioni bie mbi…

Delo.autor

ETAPA NR. 11 E TURNEUT TË BIÇIKLETËS/ Xhiro e Italisë në krizë prej koronavirus, tërhiqet edhe skuadra e dytë

Delo.autor

Mancini paralajmëron Italinë: Nuk jam një magjistar, kjo punë merr kohë…

Sadik.Autor

Leave a Comment