Futboll Sport

Skënderbeu fiton Kupën, Ilir Daja thyen rekord pas 19 vitesh

Skuadra e Skënderbeut arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme Kupën e Shqipërisë në “Elbasan Arena” me rezultatin minumal 1-0 me një gol të shënuar nga Sabien Lilaj në pjesën e dytë.

Korçarët këtë sezon kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, duke dominuar në kampionat, por arritën të bënin edhe një paraqitje mjaft të mirë edhe në Europë. Kupa e Shqipërisë ishte trofeu që i mungonte skuadrës korçare.

Për trajnerin Ilir Daja triumfi në Kupë nuk ishte vetëm një arritje për skuadrën, por në të njëjtën kohë edhe një rekord personal. Tekniku arriti të fitojë një dopietë për herë të parë pas 19 vitesh, ku trajneri i fundit që e kishte bërë këtë gjë ishte Sulejman Mema me skuadrën e Tiranës në vitin e largët 1999-të, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë në të njëjtin sezon.

Related posts

SFIDA NDAJ ALAVES/ Talenti Fati nuk bën pjesë në listën e Barcelonës, ja shkaku

Delo.autor

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KUALIFIKUESE/ Kjo është renditja katastrofë e Kombëtares në Grupin H (FOTO)

Delo.autor

Modriç: Këtu jemi prej Daliçit, gjithmonë e kam ëndërruar këtë ditë dhe ja dola…

Isa.Autor

Leave a Comment