Futboll Gossip Sport

Andrea Petagna/ Ish-lojtari i Milanit shfaqet i lumtur në krah të Michelly Sander!

Me përfundimin e sezonit, futbollistët marrin një periudhë të relativisht të gjatë pushimesh, kohë gjatë së cilës u përkushtohen më shumë familjeve apo partnereve të tyre. Në rastin konkret, po i referohemi jetës private të sulmuesit të Atalantës, Andrea Petagna, që golin më të bukur duket se e ka shënuar jashtë fushës së blertë.

22-vjeçari është fotografuar në shoqërinë e të fejuarës së tij, Michelly Sander, duke bërë shoping. Andrea duket shumë i lumtur në krah të modeles braziliane. Përtej vlerësimit maksimal që merr për partneren që ka zgjedhur, Petagna duhet ta korrigjojë disi shënjestrën, pasi sezonin që sapo u mbyll ka shënuar vetëm 4 gola në Serinë A.

Related posts

Ishte pjesë e Tiranës, lojtari afrikan pranë firmës në Zambia

Sadik.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Klubi i njohur italian prish kontratën me futbollistin i cili luajti në sezonin e fundit në Superiore

F.autor

SI I IBRA/ Bytyqi i çmend të gjithë me golin “taekwondo” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment