Futboll Sport

Fajësoi FSHF-në/ Ja dokumenti që nxjerr zbuluar sulmuesin Albian Ajetin

Albian Ajeti mund të kish qenë pjesë e Shqipërisë, por sulmuesi vendosi t’i bashkohej Zvicrës. Deri këtu gjithçka në rregull, çdo njeri ka të drejtën të zgjedhë se me cilën kombëtare kërkon të luajë, por pak ditë më parë 21 -vjeçari akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit, duke deklaruar se nuk është ftuar asnjëherë për të qenë pjesë e kuqezinjve. Fjalë që rëndonin pozitat e specialistëve pranë këtij insitucioni, të cilët, sipas Ajetit, nuk e konsideruan të vlefshëm, por tashmë është zbuluar një dokument që përgënjeshtron futbollistin e skuadrës së Baselit.

Në këtë dokument, i cili daton më 15 korrik të 2015-ës, pranohet kërkesa e Albian Ajetit për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, pra me ndërmjetësimin e Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë e mundur që lojtari të jetë nënshtetas shqiptar dhe të ketë të drejtën të luajë për kombëtaren kuqezi. Sulmuesi, i cili është vëllai i mbrojtësit të përfaqësuese sonë, Arlind Ajetit, është aktivizuar me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës dhe pak kohë më parë vendosi të përfaqësonte pikërisht kombëtaren helvete, megjithatë trajneri Vladimir Petkovic nuk e përzgjodhi mes lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Rusi.

Related posts

“TURISTI” PIONTEK/ Ja përse Milani shpenzoi 40 milionë euro (FOTO)

F.autor

NUK NDALET ME FITIMET/ Kobe Bryant mbledh 200 milionë DOLLARË vetëm nga…

Sadik.Autor

Real Madrid, vjen miratimi i Ronaldos për dy super blerje

Sadik.Autor

Leave a Comment