Futboll Sport

Fajësoi FSHF-në/ Ja dokumenti që nxjerr zbuluar sulmuesin Albian Ajetin

Albian Ajeti mund të kish qenë pjesë e Shqipërisë, por sulmuesi vendosi t’i bashkohej Zvicrës. Deri këtu gjithçka në rregull, çdo njeri ka të drejtën të zgjedhë se me cilën kombëtare kërkon të luajë, por pak ditë më parë 21 -vjeçari akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit, duke deklaruar se nuk është ftuar asnjëherë për të qenë pjesë e kuqezinjve. Fjalë që rëndonin pozitat e specialistëve pranë këtij insitucioni, të cilët, sipas Ajetit, nuk e konsideruan të vlefshëm, por tashmë është zbuluar një dokument që përgënjeshtron futbollistin e skuadrës së Baselit.

Në këtë dokument, i cili daton më 15 korrik të 2015-ës, pranohet kërkesa e Albian Ajetit për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, pra me ndërmjetësimin e Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë e mundur që lojtari të jetë nënshtetas shqiptar dhe të ketë të drejtën të luajë për kombëtaren kuqezi. Sulmuesi, i cili është vëllai i mbrojtësit të përfaqësuese sonë, Arlind Ajetit, është aktivizuar me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës dhe pak kohë më parë vendosi të përfaqësonte pikërisht kombëtaren helvete, megjithatë trajneri Vladimir Petkovic nuk e përzgjodhi mes lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Rusi.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS SË VERËS/ Ish-presidenti i Barcelonës: Kishim në dorë Mbappe, por…

Delo.autor

Nga FERRI në PARAJSË/ MARTIAL pranë rinovimit me Man United deri në vitin…

Isa.Autor

Varane: Reali preferon fitoren para lojës së bukur

Q.Autor

Leave a Comment