Futboll Seria A Sport

Erick Thohir: Icardi vlen 400 milionë euro

Presidenti i Inter-it Erick Thohir ka paralajmëruar klubet italiane se çmimi i Mauro Icardi-t është 400 milionë euro, dhe konfirmon bisedimet për të rritur klauzolën e tij për klubet jashtë Italisë.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi 110 milionë euro në kontratë, e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë në dy javët e para të korrikut.

Disa burime pretendojnë se Juventus është interesuar për shërbimet e argjentinasit, por Zikaltrit e kanë bërë të qartë se nuk do të bëjnë biznes me Zonjën.

“Icardi ka një klauzolë 11 milionë euro, dhe çdo klub që do ta paguajë atë shumë duhet të flasë me drejtuesit e klubit,” shprehet Thohir për TopSkor.

“Në Itali ai do të kushtonte më shumë se aq, mund të kushtonte 200 milionë, apo 400 milionë.

“Për momentin klauzola e tij është akoma 110 milionë dhe ne po mundohemi ta rrisim në 150 milionë euro por akoma nuk kemi rënë dakord me lojtarin.”

Related posts

LIVE U21| Andorrë-Shqipëri, Nis pjesa e dytë. Bushi kryen menjëherë dy ndërrime

Delo.autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Portieri Donnarumma vendos për të ardhmen, sot kryen vizitat mjekësore tek klubi…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ E konfirmon vetë kreu komitetit, Pfizer dhuron vaksina për atletët në prag të Lojërave Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment