Futboll Sport

Një tjetër largim te Kukësi, shkak është trajneri Pacult

Eni Imami i ka dhënë fund aventurës me Kukësin, duke ndërprerë bashkëpunim me nënkampionët pas dy sezonesh e gjysmë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i Kukësit njofoton se Imami nuk do të jetë më pjesë e nënkampionëve për sezonin e ardhshëm. “Eni Imami pas dy sezonesh e gjysmë mbyll aventurën me FK Kukësin.

I urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij futbollistike”, shkruan klubi i Kukësit në faqen zyrtare në “Facebook”. Mbrojtësi i krahut të majtë që mund të luajë edhe në mesfushë, ka patur një debat me trajnerin Peter Pacult dhe ky i fundit i ka vendosur ultimatum presidentit Safet Gjici: “O unë o Imami”, mësohet t’i ketë thënë austriaku numrit një të verilindorëve që menjëherë ka marrë vendimin për të larguar nga skuadra 25-vjeçarin.

 

Javën e kaluar lojtari bëri të ditur se ka pasur një konflikt me trajnerin Peter Pacult për shkak të aktivizimit të tij. Me afrimin e trajnerit austriak në janar, Imami humbi vendin e titullarit në skuadër dhe ka qenë i pakënaqur nga ky vendim. 25-vjeçari kërkon të luajë rregullisht, por te Kukësi nuk i kanë garantuar një vend në formacion.

Tani ai do të jetë një futbollist i lirë dhe klubet e Kategorisë Superiore do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, që në dy sezonet e fundit ka treguar një nivel të lartë. Në këtë sezon Imami grumbulloi 31 ndeshje në Kategorinë Superiore me fanellën e Kukësit, prej të cilave 19 si titullar, ndërsa në Kupën e Shqipërisë zbriti 7 herë në fushë, por në asnjë ndeshje nuk e ka dërguar topin në rrjetë.

Related posts

PANIK TE BARCELONA/ Trajneri Koeman: Nuk e di nëse Messi do të qëndrojë!

Delo.autor

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Isa.Autor

TRONDITËSE/ Tifozët e Swansea tallen me vdekjen e Emiliano Salah, publikojnë bileta avioni me emrin e tij

F.autor

Leave a Comment