Futboll Seria A Sport

Raiola: Donnarumma, mbase përjetësisht te Milan

Agjenti Mino Raiola a thënë se portieri Gianluigi Donnarumma mund të qëndrojë përjetësisht te Milan, duke sugjeruar se më shumë mundësi ka të largohet pronari kinez sesa portieri italian.

19-vjeçari ka dalë nga akademia Kuqezi dhe e ardhmja e tij mbetet në dyshim pas vetëm një viti pasi ai eventualisht nënshkroi një kontratë të re.

Raiola shpeshherë është munduar ta shesë gardianin te klube si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, por të hënën ka ardhur një koment i papritur.

“Është e rëndësishme të respektohen tifozët, sidomos inteligjentët. Donnarumma mund të qëndrojë përjetësisht te Milan, kjo është ajo që kanë kërkuar tifozët.

“Ironi kjo? Nuk e di kuptimin e ironisë… Unë them se është më e mundur që të largohen kinezët sesa ai…”

Related posts

MË I MIRË SE MESSI E RONALDO/ Kaka e bindi për MILANIN. Kush është PAQUETA?

Isa.Autor

“TI KE QENË MODEL PËR MUA”/ Rashica i jep “lamtumirën” e ndjerë legjendës 41-vjeçare

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR ORGES SHEHIN/ Tirana duhet të bëjë pa shërbimet e yllit të ekipit ndaj Egnatias

Delo.autor

Leave a Comment