Futboll Sport

Etrit Berisha: Ndeshja e kaluar ishte festë, tani duam të fitojmë me Kosovën

Etrit Berisha ka folur për ndeshjen me Kosovën duke vënë theksin të fitorja. Gardiani i portës sonë do të jetë dhe kapiteni i kombëtares sonë këto ndeshje. Portieri i Atalantës në Seria A mendon se atmosfera në përfaqësuese ëshët nga më të mirat

Për atmosferën në përfaqësuese

Të gjithë vijmë me dashuri këtu, për të kontribuar. Edhe pse është fundi i kampionatit, ne të gjithë kemi një ndjenjë të mirë kur vijmë këtu. Secili do të shfrytëzojë mundësinë e tij. Shpresoj të paraqitemi mirë këto 2 ndeshje.

Për sfidën e kaluar me Kosovën

Ndeshjen e kaluar donim të bënim festë sepse vinim nga kualifikimi. Tani jemi në rrethana të tjera. Po përgatitemi për Europianin dhe duam ta shfrytëzojmë si mundësi të mirë përgatitjeje. Kërkojmë fitore.

Për Strakoshën

Flas shpesh me Tomin. Nuk e pashë ndeshjen ndaj Interit sepse isha në udhëtim por pashë se te golat nuk kishte afaj. Në futboll ndodh të bëhen gabime, humbja e një ndeshjeje nuk është fundi i botës.

Related posts

ANALIZA/ Cilat janë skuadrat më të mira në mbrojtje dhe rikuperimet e topave në Kategorinë Superiore

Delo.autor

ÇEPELE THYEN REKORDIN E ILJAZ ÇEÇOS/ Ja top 10-tshja e debutuesve më të rinj në Kombëtare

Delo.autor

Werner injoron të mëdhatë e Europës: Ardhja e tij ka ndryshuar gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment