Futboll Sport

Tunizia befason Portugalinë, barazon 2-2 me “Luzitanët” (VIDEO)

Portugalia ka barazuar në një miqësore me Tunezinë 2-2

Tunezia ka arritur që të befasoi Portugalinë pasi që ka barazuar rezultatin nga 2-0 në 2-2.

Pjesa e parë i takoi tërësisht portugezëve të cilët arritën që të kalojnë në epërsi që në minutën e 22’të me anë të Andre Silvas.

Portugalia shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe ishte Joao Mario që shënoi një gol nga largësia.

Por, pak para se të përfundoi pjesa e dytë në minutën e 39’të, Badri ngushtoi epërsinë në 2-1.

Në pjesën e dytë tunezianët luajtën mirë dhe arritën që të shënojnë në minutën e 64.

Golashënues ishte Ben Youssef.

Me këtë parapërgatitore Portugalia nuk ka treguar shumë ashtu siç ishte parashikuar, por kujtojmë se për portugezët në këtë ndeshje ka munguar Cristiano Ronaldo.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI kërkon TRANSFERIMIN e sulmuesit të Man United

Isa.Autor

Manchester United ‘pazar’ tek Dortmund, gati t’ia rrëmbejë supertalentin e skuadrës

Q.Autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ajax gati të “rrëmbejë” talentin spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment