Futboll Seria A Sport

Prapaskena/ Zbuloni kush nuk e lejoi De Biazin të drejtonte kombëtaren e Italisë…

Karlo Tavekio, ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, më në fund ka zbuluar prapaskenat e emërimit të Xhiampiero Venturës në stolin e Italisë, duke hequr dorë nga akordi paraprak që kishte me Xhani De Biazin.

Ky i fundit kishte deklaruar shpesh se para Euro 2016 kishte arritur marrëveshje me Italinë dhe një emër i njohur shtyu Tavekion të ndryshonte mendje. Tavekio konfirmon gjithçka, përfshirë edhe faktin se personi në fjalë ishte Marçelo Lipi, ish-trajneri i Italisë që e shpalli kampione bote në vitin 2006.

“Unë kisha pasur disa kontakte dhe kisha nisur bisedimet me De Biazin, trajnerin e Shqipërisë. Më kishte pëlqyer gjatë bisedimeve, kishte punuar mirë me Kombëtaren e tij”, shpjegoi Tavekio në një intervistë për mediat italiane, ku shpjegoi më pas pse këto biseda nuk ishin konkretizuar me një firmë.“Një ditë më telefonoi Malago (presidenti i Komitetit Olimpik Italian) dhe më ftoi për drekë në shtëpinë e tij. Kur hyra brenda gjeta të ulur aty Marçelo Lipin, nuk e dija që ishte i ftuar. Më folën për projektin që shihte Lipin si drejtor teknik dhe Venturën trajner.

Një rrogë e përbashkët prej 2 milionë eurosh ishte brenda buxhetit të federatës, pastaj tërheqja e statusit të Kampionit të Botës më bindi. Por pas pak ditësh mësova se për Lipin ekzistonte një problem për shkak të rolit të të birit, që e detyroi të tërhiqej. Në fillim nuk e priti aq mirë, më telefonoi dhe më tha ‘çfarë po ndodh kështu?’. Por iu përgjigja se isha po aq i çuditur dhe ai u tërhoq. Ndaj Ventura mbeti i vetëm”, tregoi Tavekio vendimin që mori asokohe për të emëruar Venturën në vend të De Biazit, një gabim që la Italinë pa pjesëmarrjen në Botëror.

Related posts

Arbnor Fejzullahi mbetet në ajër, e ardhmja në varsi të situatës së klubit…

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Juventus, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

LOFTUS-CHEEK BËHET “DJALL”/ Kryen vizitat mjekësore. Milani në treg dhe për një “bomber”

F.autor

Leave a Comment