Bundesliga Futboll Sport

Një ishull i tërë vihet në ndjekje të talentit të Borussia Dortmund

Thashethemet për Christian Pulisic janë në rritje të vazhdueshme. Sipas raporteve të reja që vijnë nga Anglia, një tjetër klub elitar në Premier League është futur në garë për amerikanin e Borussia Dortmund.

Pas interesit të FC Liverpool, Manchester United dhe FC Chelsea, tashmë ka ardhur edhe një emër i ri te zona e të interesuarve për firmën e talentit dhe ai është Tottenham Hotspur.

Sipas anglezes Telegraph, trajneri Pochettino, i cili vetëm para disa ditëve ka rinovuar kontratën me Spurs, thuhet të jetë një admirues i madh i Pulisic.

Dhe për të përforcuar skuadrën e tij, ai i ka vënë syrin mesfushorit të BVB, si dhe talentit të Fulham Ryan Sessegnon.

Por duhet një shifër 60 milionë euro që Borussia të bindet të shesë talentin që ka një të ardhme të madhe përpara tij.

Një shifër e frikshme, por jo edhe aq për skuadrat e pasura angleze.

Related posts

TJETËR FIRO TE LAÇI/ Mbrojtësi pranë zyrtarizimit në Turqi

Delo.autor

NDËRLIKOHET POZITAT E SARRIT/ Tifozët e Chelseat kritikojnë ashpër Higuainin, kërkojnë rikthimin e spanjollit…

Delo.autor

E BUJSHME/ Kampionët nuk dorëzohen kurrë, Gent MUÇA nis stërvitjen në “Skënder Halili”

Isa.Autor

Leave a Comment