Futboll La Liga Sport

Modric: Kroos është një nga më të mirët në botë

Lojtari i përfaqësueses kroate Luka Modric ka thurur elozhe për partnerin e mesit të fushës Toni Kroos.

“Që në ditën e parë shkonim mirë bashkë. Për mua ai është një nga më të mirët në botë, dhe unë e shijoj çdo ndeshje përkrah tij,” shprehet Modric gjatë një interviste për Welt.

Të dy gjatë së shtunës së kaluar kanë ngritur trofeun e tretë radhazi në Champions League.

Modric në veçanti vlerëson forcën mendore të gjermanit: “Do të kisha shumë dëshirë të kisha lehtësinë e tij në fushë dhe qetësinë gjatë pasimit. Ai nuk nervozohet asnjëherë. Është e pabesueshme.

“Mund të ndodhë gjithçka por ai mbetet i qetë, edhe unë jam i qetë por ai është akoma më shumë,” vijon 32-vjeçari.

Related posts

“KARIKON” KUKËSIN PËR EUROPA LEAGUE/ Trajneri Gjoka: Nuk ecim me përqindje, por me…

Delo.autor

Legjendat festojnë si të ÇMENDUR në studion televizive kualifikimin e Anglisë (VIDEO)

Isa.Autor

Udinese – Inter, rezultat turpërues

Sadik.Autor

Leave a Comment